Telegrafi

Liverpooli pajtohet të paguajë klauzolën për Konaten

Liverpooli ka vendosur që ta transferojë mbrojtësin e talentuar francez Ibrahima Konate.

Gjiganti anglez prej kohësh është në kërkim të lojtarit derisa u raportuar se ka marrëveshje personale me të.

Por marrëveshja me klubin RB Leipzig mungonte, pasi gjermanët nuk pranonin të hiqnin dorë nga ylli i tyre pa u paguar klauzola e tij.

Mediat angleze dhe ato gjermane raportojnë sot se Liverpooli është pajtuar që të paguajë klauzolën e lojtarit.

The Reds do të paguajnë 40 milionë euro klauzolën e lojtarit i cili gjatë ditëve të ardhshme pritet të zyrtarizohet si lojtar i ri i Liverpoolit.

Me blerjen e Konates, The Reds konfirmojnë se nuk do ta blejnë turkun Ozan Kabak i cili ishte i huazuar nga Schalke 04.

22-vjeçari Konate këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me Leipzigun ku ka shënuar edhe një gol. /Telegrafi/