Liverpooli është gati t’ia dorëzojë Mohamed Salahut një kontratë të re të përmirësuar për të vazhduar qëndrimin në Anfield.
Ylli egjiptian po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Liverpoolin dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të vihen pas tij duke bërë gati oferta të larta për të.
Por, sipas mediumit anglez The Mirror, Salah do të qëndrojë në Liverpool edhe nëse Real Madridi do të vijë ta thërras atë.
Krerët e skuadrës angleze janë të gatshëm për t’i dhënë atij një marrëveshje të re të përmirësuar me vlerë prej 200 mijë funteve apo rreth 228.6 mijë euro në javë pas një sezoni të parë mahnitës në Anfield.
Liverpool është në dijeni të qëllimeve të gjigantit spanjoll për të rindërtuar këtë verë me disa nënshkrime të shkëlqyera – dhe Salah është i pari në listën e dëshirave të tyre.
Por, edhe 25-vjeçari ndihet i lumtur te Reds: “Më pëlqen Liga Premier. I përshtatet stilit tim dhe më pëlqen të luaj këtu”.
Salah, ndryshe nga Philippe Coutinho, i cili ishte i etur për t’u bashkuar me Barcelonën, nuk do të tundohet të bashkohet me brazilianin në La Liga.
Ndryshe, ylli egjiptian momentalisht fiton 90 mijë funte apo 103 mijë euro në javë në kontratën aktuale te Liverpooli. /Telegrafi/