Telegrafi

Liverpooli i ofron Atleticos shërbimet e Oxlade-Chamberlain për një top lojtar tjetër

Liverpooli e ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Atletico Madridit, Thmoas Partey dhe janë të gatshëm të ofrojnë një lojtar si pjesë të marrëveshjes.

Sipas asaj që raporton The Sun, lideri aktual në Ligën Premier është duke e ofruar një lojtar anglez kë këmbim të shërbimeve të mesfushorit.

Muajin e kaluar, The Guardian raportoi se Rojiblancos janë në negociata me Parteyn për një kontratë të re deri në vitin 2025, në mënyrë që të largojë interesimin e klubeve evropiane.

Lexo po ashtu Partey ia bën të qartë Atletico Madridit se dëshiron transferimin te Arsenali

Ganezi ka një klauzolë lirimi rreth 50 milionë euro, por me marrëveshjen e re, ajo do të dyfishohej.

Kontrata aktuale e lojtarit përfundon në vitin 2023, mirëpo që kërkohet edhe nga skuadrat si Arsenal, Manchester United e Bayern Munich. /Telegrafi/