Skuadra angleze, Liverpool po synon ta përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të verës.
‘The Reds’ kanë vuajtur në mbrojtje, ndërsa Jurgen Klopp ka kërkuar transferimin e një mbrojtësi.
Fjala është për spanjollin e Real Madrid, Nacho Fernandez i cili nuk po ka hapësira të shumta tek ‘Los Blancos’.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Liverpooli tanimë ka bërë një ofertë zyrtare prej 20 milionë funteve për mbrojtësin.
27-vjeçari ka një kontratë me kampionët e Evropës deri në qershor të vitit 2020.
Skuadra angleze tani është duke pritur përgjigjen zyrtare nga Real Madrid për mbrojtësin e tyre. /Telegrafi/