Telegrafi

Liverpooli me ofertë të lartë për yllin gjerman Timo Werner

Timo Werner është dëshira e madhe e Liverpoolit për afatin kalimtar të verës.

Tekniku gjerman Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit me çdo kusht ta transferojnë bashkëkombësin e tij në Anfield.

23-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Bundesliga me RB Leipzigun duke shënuar rregullisht e duke asistuar.

Në 22 takimet e Bundesligas, Werner ka shënuar 20 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Mediat angleze kanë raportuar se The Reds i kanë ofruar Leipzigut 58 milionë euro për ta lënë të lirë yllin gjerman.

Timo Werner. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga klubi gjerman, mirëpo besohet se kjo ofertë do të refuzohet pasi Leipzig e vlerëson mbi 80 milionë euro yllin e tyre.

Reprezentuesi gjerman po kërkohet edhe nga skuadra tjera të mëdha si Manchester United, Chelsea, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Real Madrid e Barcelona. /Telegrafi/