Liverpooli është futur fuqishëm në garë për sulmuesin gjerman Timo Werner.
Kampioni në fuqi i Evropës kërkon transferimin e menjëhershëm në janar të Wernerit nga RB Leipzig.
23-vjeçari ka tri vite që ka një formë konstante dhe ka bërë për vete skuadrat e mëdha.
Sipas mediumit anglez Daily Express, The Reds kanë filluar bisedimet me Leipzigun për transferimin e Wernerit.
Madje thuhet që kampioni në fuqi i Evropës ka bërë tanimë një ofertë zyrtare prej 70 milionë euro.
Ka qenë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp që ka kërkuar me ngulm nga drejtuesit e klubit transferimin e Wernerit.
Gjithsesi The Reds nuk do ta kenë të lehtë afrimin e tij pasi në garë janë dhe Bayern Munich, Manchester United e Milan. /Telegrafi/