Telegrafi

Liverpooli ofertë për Buffonin?

Gianluigi Buffon (Getty Images)

Gianluigi Buffon mund të mos pensionohet gjatë kësaj vere dhe ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier, tek gjiganti Liverpool.

Sipas mediumit italian Mediaset Premium, kapiten i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të vazhdojë të luajë, por jo tek Zonja e Vjetër.

Ky medium raporton se portieri legjendar mund ta bëjë atë në Liverpool në sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Buffon konferencë për media, të enjten e konfirmon pensionimin

40-vjeçari do të thyejë heshtjen sot (e enjte) për të ardhmen e tij në konferencën e shtypit, por ka dyshime gjithnjë e më të mëdha nëse ai do të varë dorezat e tij.

Buffon gjithë karrierën e tij ka luajtur në Itali (Getty Images)

Sipas kanalit sportiv italian Premium-Sport, Buffon është i tunduar të vazhdojë karrierën e tij dhe Liverpooli është i interesuar në shërbimet e tij.

Do të ishte një mundësi tjetër për të fituar Ligën e Kampionëve, diçka që ai kurrë nuk e ka arritur, dhe Reds janë në finale kundër Real Madridit këtë sezon.

Lexo po ashtu Buffon me rekord personal, 300 ndeshje pa pësuar gol në të gjitha garat

Jurgen Klopp ka kërkuar një portier më të besueshëm dhe askush nuk mund ta ndal Buffonin për këtë përvojë nëse ai dëshiron.

Megjithatë, opsioni më i besueshëm është ai i pensionimit, pasi Buffon ka fituar thuajse gjithë trofetë në karrierën e tij, përveç Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/