Gianluigi Buffon mund të mos pensionohet gjatë kësaj vere dhe ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier, tek gjiganti Liverpool.
Sipas mediumit italian Mediaset Premium, kapiten i Juventusit, Gianluigi Buffon, do të vazhdojë të luajë, por jo tek Zonja e Vjetër.
Ky medium raporton se portieri legjendar mund ta bëjë atë në Liverpool në sezonin e ardhshëm.
40-vjeçari do të thyejë heshtjen sot (e enjte) për të ardhmen e tij në konferencën e shtypit, por ka dyshime gjithnjë e më të mëdha nëse ai do të varë dorezat e tij.
Sipas kanalit sportiv italian Premium-Sport, Buffon është i tunduar të vazhdojë karrierën e tij dhe Liverpooli është i interesuar në shërbimet e tij.
Do të ishte një mundësi tjetër për të fituar Ligën e Kampionëve, diçka që ai kurrë nuk e ka arritur, dhe Reds janë në finale kundër Real Madridit këtë sezon.
Jurgen Klopp ka kërkuar një portier më të besueshëm dhe askush nuk mund ta ndal Buffonin për këtë përvojë nëse ai dëshiron.
Megjithatë, opsioni më i besueshëm është ai i pensionimit, pasi Buffon ka fituar thuajse gjithë trofetë në karrierën e tij, përveç Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/