Telegrafi

Liverpooli me oferta të reja për Van Dijk dhe Lemar

Liverpooli është duke bërë përpjekje që të lansojë oferta të reja për Virgil van Dijk dhe Thomas Lemar.

The Sun shkruan se pas transferimit të Naby Keitas dhe dy ofertave të refuzuara për Lemar, drejtuesit e Liverpoolit kanë ide tjetër.

Ata kanë bërë gati plot 135 milionë funte për të transferuar edhe Lemarin edhe Virgil van Dijk.

Kjo shumë mund të rritet më tutje, varësisht nga çmimi i shitjes së Coutinhos e ardhmja e të cilit do të definohet më së largu deri të mërkurën. /Telegrafi/