Telegrafi

Liverpooli nuk do ta aktivizojë klauzolën për blerjen e Kabak, synohet një tjetër mbrojtës nga Bundesliga

Ozan Kabak u bashkua me Liverpoolin në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi turk u bashka me The Reds si huazim gjashtë mujor nga Schalke.

Klubi anglez e ka mundësinë ta aktivizojë klauzolën për blerjen e turkut për 21 milionë euro.

Megjithatë The Reds nuk pritet ta ndërmarrin këtë vendim, pasi Kabak nuk është prioritet i tyre.

Sipas asaj që kanë shkruar mediat në Angli, trajneri Klopp nuk është bindur nga 13 ndeshjet që Kabak i ka zhvilluar me skuadrën nga Anfield.

21-vjeçari do të rikthehet te Schalke, por që nuk pritet as qëndrimi i tij aty pasi klubi ka rënë në Bundesliga 2.

Gjithnjë sipas mediave në Angli, Liverpooli nga ana tjetër synon që ta përforcojë mbrojtjen me një tjetër futbollist nga Bundesliga.

Fjala është për francezin e RB Leipzig, Ibrahima Konate që pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp.

Kampioni i shumëfishtë i Anglisë është gati ta paguajë klauzolën e lojtarit prej 40 milionë euro për ta transferuar atë në Anfield. /Telegrafi/