Site icon Telegrafi

Liverpooli nuk planifikon të transferojë zëvendësues për Salah dhe Mane

Liverpool thuhet se nuk po mendon të bëjë ndonjë nënshkrim për të mbuluar largimet e Sadio Mane dhe Mohamed Salah, të cilët do të angazhohen në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Reds do të duhet të bëjnë pa sulmuesit e tyre më të rëndësishëm dhe më produktivë për disa ndeshje në Ligës Premier këtë sezon.

Të dy, Salah dhe Mane do të jenë përkatësisht me Egjiptin dhe Senegalin gjatë turneut që do të zhvillohet në janar.

Lexo po ashtu Klopp: Kupa e Kombeve të Afrikës nuk do të ndikojë në planet e transferimeve

Megjithatë, sipas mediumit ESPN, menaxheri Jurgen Klopp beson se ai ka mjaft opsione sulmuese për të trajtuar mungesën e tyre për atë periudhë të shkurtër.

Liverpooli mund të besojë se shansi i tyre më i mirë për të siguruar një sulmues kryesor është në verë, jo si një blerje paniku në janar.

Ndryshe, Reds përveç Salah dhe Mane, në sulm kanë edhe emra tjerë si Roberto Firmino, Diego Jota, Takumi Minamino dhe Divock Origi. /Telegrafi/

Exit mobile version