Telegrafi

Liverpooli nuk ka hequr dorë nga Coutinho, tenton në ditët e fundit rikthimin e brazilianit

Philippe Coutinho mund të rikthehet te Liverpooli pas tri viteve.

Mesfushori brazilian nuk ka arritur të lë gjurmë në Barcelonë, por as te Bayerni kur ishte i huazuar për një edicion.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka deklaruar se llogarit në shërbimet e Coutinhos, por e ardhmja e brazilianit është ende në dyshim.

Gjiganti anglez, Liverpool nuk ka hequr dorë nga rikthimi i tij dhe po shpreson ta bind të transferojë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

The Reds janë të gatshëm ta marrin si huazim me të drejtë blerje në verën e vitit 2022.

Vet braziliani është i gatshëm të rikthehet në Anfield ku e kishte kohën më të mirë të karrierës së tij.

Gjithsesi gjiganti spanjoll, Barcelona po pret ofertë serioze për ta shitur menjëherë atë dhe nuk dëshiron huazimin e tij. /Telegrafi/