Site icon Telegrafi

Liverpooli nuk heq dorë nga Keita, gati oferta rekord për të

Liverpooli ka paraqitur një ofertë të re rekorde për mesfushorin e RB Leipzigut, Naby Keita.

Sipas gazetës gjermane Bild, Liverpool ka parë një ofertë prej 57 milionë funteve apo 65 milionë eurove të refuzohet nga RB Leipzig në ndjekjen e Keitas.

Lexo po ashtu Keita takon krerët e RB Leipzig, kërkon largimin drejt Liverpoolit

Përpjekjet më të fundit të Reds për të marrë mesfushorin energjike dështuan pasi klubi nga Bundesliga refuzoi të bënte biznes.

Megjithatë, klubi Merseyside nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ndjekja e Keitas, dhe me Kloppin e ‘dëshpëruar’ për të transferuar reprezentuesin e Guinesë mund të kthehet me një ofertë të përmirësuar.

22-vjeçari gjithashtu mendohet të jetë i prirur të nënshkruajë një lëvizje në Anfield dhe thuhet se do të humbiste çdo bonos besnikërie në kontratën e tij aktuale për ta bërë këtë. /Telegrafi/

Exit mobile version