Telegrafi

Liverpooli nuk është në dijeni për marrëveshjen e Wijnaldumit me Barcelonën

Është raportuar nga mediat spanjolle dhe ato angleze se Georginio Wijnaldum do të jetë transferimi i parë i Barcelonës në këtë verë.

Skuadra katalunase nga vera e kaluar është duke tentuar që të transferojë mesfushorin holandez nga Liverpooli.

Kontrata e lojtarit skadon në këtë verë dhe Blaugranasit duan t’i marrin shërbimet e tij si lojtar i lirë.

Mirëpo, sipas asaj që raporton Liverpool Echo, The Reds nuk janë ën dijeni se Wijnaldum ka arritur një marrëveshje në parim me Barcelonën.

Skuadra angleze nuk mund të ndalojë bisedimet e holandezit me skuadrën katalunase, pasi ai nga janari ishte i lirë t’i fillonte negociatat me secilin klub.

Liverpooli raportohet se po tenton të bind lojtarin që të rinovojë kontratën, mirëpo ky i fundit duket se ka ndarë mendjen që të luajë në Camp Nou. /Telegrafi/