Jurgen Klopp ka paralajmëruar se Liverpooli nuk është ende në vendin e ëndrrave pavarësisht se e mposhti Benficën 3-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të martën mbrëma.
Menaxheri i Reds ka thënë se do të kishte dashur të shihte skuadrën e tij të shtonte më tej avantazhin e tyre dhe lavdëroi portierin Odysseas Vlachodimos për punën e tij.
Liverpool pati një mundësi për të shtuar një gol të vonshëm me Diogo Jota, por u mohua nga Vlachodimos në kohët e fundit.
“Të vish këtu dhe të fitosh një ndeshje jashtë fushe në Ligën e Kampionëve është e vështirë”, ka thënë fillimisht Klopp për BT Sport.
“Benfica luftoi për jetën e tyre, ne u dhamë atyre pak më shumë, por edhe ata e merituan golin, edhe pse mund të mbroheshim më mirë. Ata kishin kundërsulme, nuk është e lehtë të mbash topin gjatë gjithë kohës dhe aq më shumë të rrezikoni. Ata kanë lojtarë vërtet të mirë”.
“Ishte një lojë e vështirë, ajo që prisja, tifozët ishin aty, ne e dinim se 2-0 nuk ishte asgjë, e bukur por jo më shumë. Ata shënuan golin dhe ndeshje ishte shumë më e hapur se sa donim, por portieri ishte ndoshta lojtari më i mirë dhe bëri disa pritje shumë të mira – jemi dy gola përpara, le të vazhdojmë”.
“Ne zakonisht shënojmë më shumë në ato situata por jo, kryesisht sepse portieri, merita për të, dhe kjo është pak a shumë historia. Mund të kishim shënuar në minutën e fundit, 4-1 do të ishte mirë, por ne nuk jemi në tokën e ëndrrave këtu”.
“Ne dimë shumë më tepër për kundërshtarin tonë, ata fituan në Ajax, ne jemi të vetëdijshëm për cilësinë dhe kemi një lojë të bukur në mes, por pastaj do të jemi sërish gati”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/