Liverpooli nuk ka arritur ta eliminojë Shrewsbury Town nga Kupa FA, edhe pse e pati epërsinë prej dy golave. Ndeshja në Montgomery Waters Meadow përfundoi me rezultat 2-2.
Redsat e nisën mirë sfidën duke e zhbllokuar rezultatin në minutën e 15-të me golin e Curtis Jones, i cili u asistua nga Pedro Chirivella.
Metë filluar gjysma e dytë (46’), mysafirët e dyfishuan epërsinë, ndërsa e gjitha erdhi falë një autogoli të Donald Love, i cili e gaboi anën.
Dhe kur pritej që Liverpooli ta siguronte pjesëmarrjen në raundin e pestë të kësaj kupe, në skenë doli Jason Cummings.
Skocezi 24 vjeçar shënoi dy herë, një nga penalltia (65’) dhe një nga loja e hapur (75’) duke i barazuar shifrat.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati gola të tjerë, ashtu që kjo sfidë do të përsëritet në Anfield për ta përcaktuar skuadrën që kualifikohet në raundin e pestë. /Telegrafi/
Sunderland fans will know #DonaldLove pic.twitter.com/jZS8aLDQqN
— Brian McDermott (@Maccer1988) January 26, 2020