Liverpooli thuhet se nuk ka plane që t’i fillojë bisedimet me Virgil van Dijkun për ta vazhduar kontratën.
Mediat në Angli kanë raportuar se mbrojtësi holandez ishte shumë afër që ta nënshkruante kontratën e re me The Reds me një pagë prej 250 mijë euro në javë.
Një pagë kaq e lartë, do ta bënte Van Dijkun në mesin e lojtarëve më të paguar një klub, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Edhe pse ishte lojtari më i merituar për triumfin në Ligën e Kampionëve, holandezi duket se nuk do ta nënshkruajë kontratën e re.
Kontrata aktuale e Van Dijkut skadon më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa fiton një pagë prej 150 mijë euro në javë.
Holandezi pak ditë më parë e fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, derisa është favorit për ta fituar edhe çmimin e ‘The Best’ nga FIFA dhe Topin e Artë. /Telegrafi/