Real Madrid vazhdon të mbetet pas Kylian Mbappes, por francezi është në radarin e disa klubeve angleze.
Në krye është Liverpooli, që po bën të pamundurën për të siguruar firmën me një nga futbollistët më të mirë në planet.
24-vjeçari ka edhe një vit kontratë me PSG-në. Që në rast se nuk arrin akordin e rinovimit, është gati ta shesë.
Pasi nuk mund të humbasë një lojtar të tillë me parametra zero, PSG do të dëgjojë ofertat.
Dhe “The Reds” janë gati të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke “hapur thesin” për të siguruar kartonin e sulmuesit të PSG-së dhe kombëtares së Francës.
200 milionë euro është oferta e drejtuesve të klubit anglez, propozim që tundon jo pak presidencën e PSG-së.
Por, një nga problemet është fakti që Liverpooli nuk luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ku Mbappe nuk dëshiron të mungojë në asnjë mënyrë.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi i vendosi një ultimatum goleadorit në lidhje me të ardhmen dhe ai duhet të vendos. /Telegrafi/