Liverpooli thuhet se ka nënshkruar me Alexis Mac Allister nga Brighton për një tarifë transferimi edhe më të ulët se sa ishte raportuar më parë.
Mac Allister , 24 vjeç, kaloi testet mjekësore me Liverpoolin të martën dhe ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare në Anfield, që thuhet se vlen 150 mijë funte £ në javë.
Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Liverpooli ka paguar një klauzolë lirimi në kontratën e mesfushorit me Brighton dhe janë vendosur të kompletojnë transferimin, me dokumentet përfundimtare që janë duke u nënshkruar.
Romano pretendon se Liverpool ka paguar vetëm 35 milionë funte apo rreth 41 milionë euro për mesfushorin, i cili ishte një lojtar kyç i ekipit triumfues të Argjentinës në Kupën e Botës në Katar.
Ky mund të quhej një transferim i vitit apo ‘vjedhje’ kur dihet se Chelsea pagoi 125 milionë euro për të nënshkruar në janar me partnerin e Mac Allister te Argjentinas, Enzo Fernandez.
Liverpool have just signed Alexis Mac Allister for… £35m. 🚨🔴 #LFC
Reds have now triggered the clause to sign the midfielder after medical tests completed with Brighton’s permission.
Documents are being signed. Here we go confirmed. pic.twitter.com/9Mtd8f6aKT
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 7, 2023
“Liverpooli sapo ka nënshkruar me Alexis Mac Allister për… 35 milionë funte”.
“Të kuqtë kanë paguar klauzolën për të nënshkruar me mesfushorin pas përfundimit të testeve mjekësore me lejen e Brighton.
“Dokumentet janë duke u nënshkruar. Ja ku po konfirmohen”, ka shkruar Romano në Twitter. /Telegrafi/