Virgil Van Dijk mund të shtohet në listën e mungesave te Liverpooli për ndeshjen kundër Barcelonës.
Ai nuk arriti ta mbyll stëvitjen e së së hënës së bashku më skuadrën.
Po ashtu Liverpoolit i mungojë emra si Roberto Firmino, Naby Keita dhe Mohamed Salah.
Të tre nuk do të jenë për ndeshjen me Barcelonën.
Sa i përket holandezit, ai mund të shërohet me kohë dhe të jetë gati për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Ngarkesat janë të natyrshme në këtë kohë, pasi Liverpooli brenda pak ditësh luajti dy ndeshje të forta.
Ndeshja Liverpooli – Barcelona do të zhvillohet të martën nga ora 21:00 në Anfield Road. /Telegrafi/