Liverpooli nuk ka siguruar më shumë se një pikë në ndeshjen e Ligës Premier kundër West Bromwich Albion (1-1) që u zhvillua në Anfield.
Redsat krijuan epërsi të hershme me golin e Sadio Mane (12’), i cili u asistua nga Joel Matip dhe me epërsi minimale të vendasve përfundoi pjesa e parë.
Me gjithë përpjekjet e nikoqirëve për të shënuar gola të tjerë në fraksionin e dytë, nuk arritën që ta bënin këtë.
Për më shumë, ata pranuan një gol të vonshëm nga Semi Ajayi (82’) për t’i ndarë pikët.
Pas këtij barazimi, Liverpooli ngritet në kuotën e 32 pikëve, tri më shumë se rivali lokal, Everton, që mban vendin e dytë në tabelë.
West Bromwich Albion ka marrë një pikë të artë në përpjekje për të dalë nga zona e rrezikut. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6M4IoE48lPc
https://www.youtube.com/watch?v=LVy_RKb7S4M