Liverpooli ka arkëtuar vetëm një pikë në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Premier kundër Leicester Cityt (1-1), në ndeshjen e zhvilluar në Anfield.
Rezultati u zhbllokua në minutat e para të ndeshjes (3′), kur Sadio Mane krijoi hapësirë në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Menjëherë pas, një rast të mirë e pati Roberto Firmino, ndërsa më vonë rrezikoi James Maddison për ekipin kundërshtar.
Në minutat shtesë të pjesës së pare (45’+2), Harry Maguire pranoi një top nga Benjamin Chilwell dhe e barazoi rezultatin.
Maddison pati një tjetër rast në fillim të pjesës së dytë, por Alisson ishte në vend. Në ndërkohë, Maguire rrezikoi me kokë.
Në minutën e 67-të përfundoi ndeshja për Xherdan Shaqirin dhe në vend të tij, Jurgen Klopp e inkuadroi Fabinhon. Në vazhdim Kasper Schmeichel bëri një intervenim në goditjen e Roberto Firminos.
Liverpooli vazhdon kryesimin në tabelën e Ligës Premier me pesë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester City. Ndërkaq, Leicester City pozicionohet në mes të tabelës me 32 pikë pas 24 xhirosh.
Në ndeshjen e radhës, Redsat luajnë kundër West Ham United, ndërsa Leicesteri përballet me Manchester Unitedin. /Telegrafi/
https://twitter.com/LFCMEDIA1/status/1090703924892483585
https://twitter.com/clarkeyyyyyy1/status/1090714064077115392