Liverpooli është duke e monitoruar situatën e mesfushori të Real Madridit, Aurelien Tchouameni.
Francezi ka mbetur pakëz prapa në përzgjedhjet e trajnerit Carlo Ancelotti dhe klubet e interesuara janë duke e ndjekur nga afër.
Sipas El Nacional, Liverpooli është një nga klubet kryesore që i duan shërbimet e tij dhe mund të përgatitin ofertë në afatin kalimtar veror.
Në bazë të këtij njoftimi, një ofertë në vlerë prej 70 milionë eurosh mund ta bindë Realin që ta lejojë largimin e futbollisti.
Ndërkohë te Los Blancos, së fundmi, trajneri e preferon francezin tjetër, Eduardo Camavinga, në mesfushë para Tchouamenit. /Telegrafi/