Liverpooli po mban shënime për mbrojtësin e Leicester Cityt, Ben Chilwell.
Klubi anglez është dorëzuar për humbjen e Alberto Morenos në fund të sezonit.
Kjo pasi mbrojtësi spanjoll mbetet pa kontratë në muajin qershor dhe pritet të largohet si lojtar i lirë.
Sipas mediumit britanik The Mirror, Reds do ta mbajnë mbrojtësin deri në verë, ku shpresojnë të gjejnë një zëvendësim.
Mbrojtësi anglez i Leicesterit, Chilwell është një objektiv afatgjatë dhe menaxheri Jurgen Klopp njihet si një admirues i madh i tij.
Por, Klopp gjithashtu ka besim të madh në talentin e pabesueshëm të Adam Lewisit, 18 vjeçar, i cili ka bërë hapa të mëdhenj në akademinë e të rinjve në Anfield dhe ka veshur edhe fanellën e ekipit të parë.
“Jam mirë me atë që kam parë deri më tani, por Leicester do të jetë ndryshe. Mesfusha e tyre është me të vërtetë e fortë”.
“Mbrojtja e tyre ka luajtur së bashku për një kohë. Chilwell është një lojtar masiv për ta. Ai ka një të ardhme të madhe, duket një talent i madh”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/