Telegrafi

Liverpooli mëson çmimin e çmendur që Dortmundi kërkon për Bellinghamin

Liverpooli do të duhet të paguajë një tarifë prej rreth 100 milionë funte nëse duan të nënshkruajnë me Jude Bellingham nga Borussia Dortmund.

Mesfushori qendror i gjithanshëm ka shkëlqyer që kur u largua nga Birmingham City për në Gjermani.

18-vjeçari është një nga emrat e parë në skenën e Dortmundit, por tashmë po lidhet me një rikthim në Angli.

Lexo po ashtu Liverpooli interesohet seriozisht për transferimin e Bellinhamit, por Klopp e ka një problem

Shumë klube duan transferimin e mesfushorit sensacional, por Liverpooli thuhet se është më i interesuara.

Megjithatë, klubi gjerman thuhet se e vlerëson Bellinghamin me një çmim shumë të lartë.

Lexo po ashtu Kandidatët ‘Kopa Trophy’, apo lojtari më i mirë i ri – 10 yjet e së ardhmes

Sipas gazetës Bild, Dortmundi do të dëshironte një tarifë prej rreth 100 milionë funtesh për të konsideruar shitjen e Bellingham.

Lojtari nuk ka asnjë klauzolë lirimi në kontratën e tij, ndërkohë që ka një marrëveshje afatgjatë me klubin nga Bundesliga. /Telegrafi/