Telegrafi

Liverpooli mendon transferimin befasues të Son Heung-min

Liverpooli thuhet se po shikon një lëvizje shokuese për yllin e Tottenham Hotspur, Son Heung-min, pas raportimeve se ai dëshiron një sfidë të re.

Son është pjesë e Spurs që nga viti 2015 pas transferimit të tij prej 22 milionë funtesh nga Bayer Leverkusen.

Ai ka qenë i shkëlqyer për skuadrën e Ligës Premier, duke shënuar 136 gola mbresëlënës gjatë periudhës së tij në klub.

Son shënoi 23 gola në ligë sezonin e kaluar teksa ndau çmimin ‘Këpuca e Artë’ e Ligës Premier me Mohamed Salah të Liverpoolit.

Por koha e tij në Londrën e Veriut mund të marrë fund, me gazetën gjermane Sport 1 që pretendon se 30-vjeçari dëshiron largimin.

Raporte të mëtejshme sugjerojnë se Liverpooli është shfaqur si një kërkues surprizë mes interesimit të Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.

Sipas CaughtOffside, Liverpooli po monitoron situatën e Sonit dhe është gati të bëjë ofertën për transferimin e tij në Anfield.

Kontrata e tij skadon në vitin 2025, pasi kishte nënshkruar një marrëveshje të re vitin e kaluar.

Spurs mund të jenë të hapur për të dëgjuar ofertat për lojtarin që ka hyrë në të 30-at, pasi duan të shmangin përsëritjen e shitjes së yjeve nën vlerën e tregut, sikurse ka ndodhur me Toby Alderëeireld, Christian Eriksen dhe Dele Alli. /Telegrafi/