Site icon Telegrafi

Liverpooli mendon të paguajë klauzolën e Brozovicit

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit anglez, Liverpoolit.

Sipas mediumit italian Libero, Reds janë të interesuar të arrijnë një marrëveshje për kroatin Brozovic.

28-vjeçari ka qenë në San Siro që nga viti 2016 dhe ka pasur zëra se Interi ka hapur bisedimet për një marrëveshje të re me kroatin.

Lexo po ashtu Interi planifikon kontratën e re për Brozovicin

Marrëveshja e tanishme e Brozovicit thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe ai i ka të mbetur pak më shumë se dy vjet në kontratë.

Thuhet se Liverpooli do të jetë i gatshëm të përmbushë mundësinë për ta sjellë atë në Anfield sezonin e ardhshëm duke e paguar këtë klauzolë.

Në anën tjetër, Interi thuhet se po monitoron situatën e Georgino Wjnaldum, i cili gjithashtu është në bisedime për një marrëveshje të re me Reds. /Telegrafi/

Exit mobile version