Telegrafi

Liverpooli mbetet i vetëm në garë për Xabi Alonson pasi Bayerni tashmë ka gjetur trajnerin e ri

Bayern Munichu janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Thomas Tuchel i cili do të largohet në fund të sezonit.

Paraprakisht, Xabi Alonso ishte identifikuar si objektivi kryesor i bavarezëve, por tani vëmendja e tyre është kthyer diku tjetër.

Raportimet e fundit thonë se Bayerni mund të shkojë për teknikun holandez Arne Slot i cili drejton momentalisht Feyenoordin.

Slot ka bërë një punë të jashtëzakonshme në krye të klubit holandez, që prej se u emërua trajner i tyre në 2021.

Kjo ka bërë që shanset e Liverpoolit për të emëruar Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ri sezonin e ardhshëm të rriten.

Lexo po ashtu Revolucion ekstrem te Bayerni: Deri në tetë largime në verë

Slot ka udhëhequr Feyenoordin drejt fitimit të titullit në Holandë sezonin e kaluar dhe madje i çoi ata në finale të Ligës së Konferencës, ku ndonëse aty pësuan humbje ndaj Romës, puna e tij nuk mbeti pa rënë në sy të publikut.

Tottenhami ishte një ndër ekipet më të interesuara për të verën e kaluar, por Slot vendosi që t’i qëndrojë besnik Feyenoordit./Telegrafi/