Site icon Telegrafi

Liverpooli largohet nga gara për transferimin e Wernerit

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është tërhequr nga gara për transferimin e sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner.

Reds janë lidhur me një lëvizje për sulmuesin gjerman, i cili ka shënuar 27 gola në 36 ndeshje këtë sezon.

Edhe 24-vjeçari është i prirur për një transferim në Anfield, madje duke refuzuar gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich.

Lexo po ashtu Werner: Më shumë e pëlqej kalimin te ndonjë ligë tjetër, se sa te Bayerni

Por, gjermani nuk është më në planet e transferimit të verës të skuadrës nga Anfield për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sipas mediumit The Mirror, Reds janë larguar tashmë nga gara për nënshkrimin e  Wernerit.

Lexo po ashtu Interi dhe Juventusi i bashkohen garës për sulmuesin Werner

Sëmundja ngjitëse ka parë që klubet e Ligës Premier të humbin milionat në të ardhurat e tyre dhe kjo do të pamundësojë shpenzimet e mëdha.

Madje Liverpoolit do t’i duhet të zvogëlojë shpenzimet e tyre në afatin e ardhshëm kalimtar të transferimeve për shkak të uljes së të ardhurave. /Telegrafi/

Exit mobile version