Ishte 7 maji i vitit 2019 kur është zhvilluar njëra nga ndeshjet më historike në Ligën e Kampionëve.
Fjala është për ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Liverpoolit dhe Barcelonës të zhvilluar në Anfield.
Barcelona kishte udhëtuar drejt Anfieldit me epërsinë 3-0 nga ndeshja e parë dhe katalunasit dukeshin të relaksuar dhe një hap larg finales.
Por të besuarit e Jurgen Klopp arritën të bënin një ndeshje të jashtëzakonshme ku bënë edhe një rikthim të çmendur.
The Reds e mbyllën takimin me fitore 4-0 duke siguruar kësisoj finalen në të cilën triumfuan pastaj 2-0 ndaj Tottenham Hotspur.
Georgino Wijnaldum dhe Divock Origi shënuan nga dy gola në këtë takim për rezultatin përfundimtar 4-0, ndërsa në këtë sfidë kishte kontribuar edhe Xherdan Shaqiri me një asistim fantastik për holandezin.
#OnThisDay last year… a performance we’ll never forget ?
Start your day with EVERY angle of Divock’s iconic strike ⚽️ pic.twitter.com/S2VAGgzoxz
— Liverpool FC (at ?) (@LFC) May 7, 2020
Kampionët e Evropës tani kanë kujtuar në rrjetet sociale një vit pas atë ndeshje të paharruar me mbishkrimin: “Një paraqitje që nuk do ta harrojmë kurrë”.
Tifozët dhe lojtarët e Liverpoolit sigurisht që nuk do ta harrojnë kurrë këtë paraqitje brilante, por as ata të Barcelonës nuk do ta harrojnë sigurisht pasi kanë pësuar njërin nga debaklet më të rënda në histori të klubit. /Telegrafi/