Liverpooli i është kthyer fitores në Ligën Premier pas dy barazimeve radhazi. Këtë herë Reds fituan ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0.
Skuadra e Jurgen Klopp ishte dukshëm më e mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë.
Golin e parë në takim e shënoi Sadio Mane në minutën e 24, ndërsa pas dhjetë minutash shënoi edhe Georginio Wijnaldum, holandezi shënoi një gol të bukur dhe me rezultatin 2-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Mohamed Salah shënoi golin e qetësisë në minutën e 48-të pas asistimit fantastik nga Roberto Firmino.
Reds kishin edhe raste tjera për gol deri në fund të ndeshjes, por nuk u treguan konkretë para portës kundërshtare.
Pas kësaj fitore Liverpooli renditet i pari në Ligën Premier me 65 pikë (tri më shumë se Manchester City), ndërsa Bournemouthi në vendin e 11-të me 33 pikë.
Në xhiron e ardhshme skuadra e Klopp do të luajë kundër Manchester Unitedit, ndërsa Bournemouthi ndaj Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IZKuO_O9I4I
https://www.youtube.com/watch?v=YtKWfoo6fYU