Liverpooli thuhet se është duke udhëhequr garën për transferimin e mesfushorit anglez të Leeds United, Kalvin Phillips.
Philipps ka shkëlqyer me Leedsin dhe kombëtaren e Anglisë duke u bërë njëri nga lojtarët më të preferuar të klubeve kryesore të Ligës Premier.
Megjithatë, tani thuhet se ka një skuadër favorite për shërbimet e tij.
Sipas mediumit The Daily Star, Liverpool po udhëheq garën për të nënshkruar me yllin e Leeds United, Kalvin Phillips.
Manchester Unitedi gjithashtu ka qenë i lidhur me 25-vjeçarin, por ai nuk do të dëshironte të transferohej në Old Trafford për shkak të rivalitetit të vjetër të klubit me Leeds.
Liverpooli do të ishte zgjedhja e parë e Phillips si destinacion i ardhshëm, por ai është ende nën kontratë me Leeds deri në vitin 2024 dhe ata tashmë kanë hapur bisedimet për një zgjatje. /Telegrafi/