Liverpool ka bërë një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Callum Hudson-Odoi.
Bild shkruan sot se 18-vjeçari është i interesuar të largohet nga Stamford Bridge në kërkim të një ekipi që i siguron vend në formacionin e parë.
Mediat e huaja kanë raportuar se këtë ia ka ofruar skuadra gjermane e Bayern Munichut, e cila është e gatshme të paguajë 42 milionë euro.
Por, The Reds gjithashtu është i interesuar për një lëvizje dhe ka folur me agjentin e lojtarit 18-vjeçar.
Klubi i Anfield Road thuhet se është takuar me vëllanë e lojtarit Bradleyn, i cili është përfaqësuesi i tij.
Hudson-Odoi gjithashtu ka tërhequr interesimin e RB Leipzigut, por bavarezët mbeten destinacioni më i mundshëm i anglezit.
Ndryshe, Odoi ka kontratë të vlefshme deri në verën e ardhshme me skuadrën nga Stamford Bridge dhe deri më tani është paraqitur në pesë raste dhe nuk ka shënuar ndonjë gol. /Telegrafi/