Southamptoni e ka pranuar ofertën rekorde të Liverpoolit për mbrojtësin Virgil van Dijk.
Futbollisti holandez pritej t’u bashkohej Redsave në verën e kaluar, pas përpjekjeve të të kuqve për ta transferuar.
Mirëpo, transferimi dështoi dhe Liverpooli kërkoi falje për tentimin e paligjshëm për ta transferuar 26 vjeçarin.
“Klubi i Liverpoolit mund të konfirmojë se ka arritur marrëveshje me Southamptonin për transferimin e Virgil van Dijk”, shkruan në faqen zyrtare të klubit anglez në Twitter.
BBC raporton se çmimi i transferimit do të jetë 75 milionë funte (84.5 milionë euro).
Kjo shifër paraqet një rekord botëror për blerjen e një mbrojtësi.
Rekordin e deritanishëm e mban Manchester City për transferimin e Benjamin Mendyt nga Monaco.
City pagoi 52 milionë funte (58.5 milionë euro) në muajin korrik për blerjen e francezit. /Telegrafi/