Site icon Telegrafi

Liverpooli kërkon “Paul Scholesin e ri”

Liverpooli sezonin e ardhshëm pritet të paraqitet në Ligën e Kampionëve.

The Reds po mendojnë të përforcohen në repartin e mesfushës, aty ku çaloi më së shumti skuadra angleze.

E në mesin e shumë lojtarëve që anglezët po kërkojnë është mesfushori i Portos, Ruben Neves, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi portugez po konsiderohet si “Paul Scholes i ri” dhe mund të largohet për një shumë prej 28 milionë eurove.

Vlen të theksohet se lojtari po kërkohet edhe prej Manchester Unitedit dhe Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version