Liverpooli po vlerëson mundësinë për të larguar nga skuadra në fund të sezonit mesfushorin Naby Keita.
24-vjeçari nga Guinea nuk po e bind trajnerin Jurgen Klopp me paraqitjet e tij në Anfield.
Futbollisti u transferua me bujë të madhe nga Leipzigu te Redsat, me klubin anglez që pagoi 52 milionë funte (60.5 milionë euro) pas insistimit të strategut gjerman.
Por, lojtari ka bërë një prezantim të dobët në këtë sezon me Liverpoolin duke mos shënuar asnjë gol dhe prezenca e tij në fushë thuajse në asnjë moment nuk ka bërë diferencën.
Klubi anglez tashmë është duke kërkuar një blerës për lojtarin dhe gjatë afatit kalimtar veror, Keita mund t’i jap lamtumirën klubit anglez.