Duket se Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Philippe Coutinho.
“100 për Coutinhon”, ishte titulli i Mundo Deportivos në faqen e parë kushtuar yllit të Liverpoolit.
Anësori i Reds shikohet si zëvendësues perfekt i Neymarit i cili është pran kalimit te Paris Saint-Germaini.
“Liverpool do ta vlerësojë brazilian me një shifër prej njëqind milion eurosh për të negociuar me Barcelonën. Ndërsa Angel Di Maria është një nga preferuarit në mesin e atyre që mund të largohet nga PSG”, shkruan MD.
Ndërsa hapësira mbi lajmin kryesor për Coutinon ishte dedikuar për Cristiano Ronaldon e Real Madridit me mbishkrimin: “Cristiano mashtron”, shkruan gazeta katalunase. /Telegrafi/