Site icon Telegrafi

Liverpooli ka vendosur për trajnerin e ri, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Liverpooli ka përqendruar të gjithë vëmendjen te trajneri portugez Ruben Amorim, i cili po bën një punë të shkëlqyer te Sporting Lisbona, pasi dështoi të arrinte marrëveshje me Xabi Alonson.

“The Reds” janë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar gjermanin Jurgen Klopp, i cili ka deklaruar se do të tërhiqet në fund të sezonit.

Mediat britanike raportojnë se emri në krye të listës është pikërisht 39-vjeçari portugez.

Agjenti i Amorim, Raul Costa ka qenë në Angli këtë javë, ku raportohet se është takuar edhe me drejtues të lartë të Liverpoolit, për të diskutuar mbi kushtet e transferimit dhe detaje të tjera që lidhen me projektet e klubit.

Amorim drejton Sporting Lisbonën që prej vitit 2020 dhe ka bërë një punë të shkëlqyer, duke i dhënë skuadrës edhe një titull kampion, të parin pas 19 vitesh, ndërsa edhe në sezonin aktual është favorit kryesor për të triumfuar në kampionat.

Me eksperiencën në Portugali, por edhe në garat evropiane, Amorim duket se është gati për një tjetër aventurë.

Lexo po ashtu Mënyra se si Liverpool mund të luante nën urdhrat e Ruben Amorim - ndryshime të dukshme nga Klopp

Ai do të shkojë me shumë gjasë në “Anfield Road”, ku e pret misioni i vështirë të zëvendësojë një emër të madh si Jurgen Klopp, i cili ka lënë gjurmë të forta në historinë e “The Reds”. /Telegrafi/

Exit mobile version