Telegrafi

Liverpooli ka një armë sekrete për të nënshkruar me Takefusa Kubo

Liverpooli thuhet se mund të ketë një armë sekrete në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me yllin e Real Sociedad, Takefusa Kubo.

Me afrimin e mbylljes së afatit kalimtar të janarit, Liverpooli është lidhur me një lëvizje të vonuar për Kubo, i cili ka qenë mbresëlënës për Sociedad këtë sezon.

Sulmuesi anësor japonez luajti për Barcelonën gjatë karrierës së tij te të rinjtë përpara se të bashkohej me Real Madridin në vitin 2019.

Pasi kaloi tre vjet në huazim në Mallorca, Villarreal dhe Getafe, Kubo iu bashkua Sociedad me një marrëveshje të përhershme në vitin dhe 2022 që atëherë, 22-vjeçari ka bërë 69 paraqitje për klubin, duke shënuar 15 gola.

Lexo po ashtu Përditësohen vlerat në La Liga – Bellingham me rritje rekorde, nëntë lojtarë të Barcelonës zhvlerësohen

Sipas Relevo, Liverpooli është shumë i interesuar për nënshkrimin e Kubos, i cili mund të jetë zëvendësuesi afatgjatë i Mohamed Salah.

Është pohuar se ish-klubi i japonezit, Real Madridi ka një klauzolë riblerje prej 50 për qind dhe një klauzolë të parë refuzimi.

Liverpooli pa dyshim do të përballet me konkurrencë nga klubet e tjera në garën për të nënshkruar Kubo, por ata mund të kenë një armë sekrete si Wataru Endo, i cili iu bashkua Reds në verë.

Endo ishte një nga katër mesfushorët e rinj të sjellë nga klubi i Anfield këtë sezon, së bashku me Alexis Mac Allister, Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai.

Aktualisht Endo është larguar me ekipin reprezentues të Japonisë për Kupën e Azisë së bashku me Kubo dhe mund të jetë duke folur tashmë me të për përfitimet e të luajturit për Liverpoolin në një përpjekje për të bindur bashkatdhetarin e tij që t’i bashkohet atij në Merseyside.

Liverpooli do të rikthehet në aksion të dielën pasdite, kur do të mirëpresë në Anfield skuadrën e Norwich City për raundin e katërt të FA Cup. /Telegrafi/