Telegrafi

“Liverpooli ka gjasa reale për titull”

Menaxheri i West Bromit, Tony Pulis, beson se Liverpooli ka gjasa të mëdha që ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.

Me golat e Sadio Manes dhe Philippe Coutinhos, Redsat fituan ndaj WBA-së kundrejt golit të Gareth McAuleyt.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton ndaj WBA-së, ndanë pozitën e parë me Arsenalin (Video)

Pas kësaj fitoreje, ekipi i Jurgen Klopp ka 20 pikë, aq sa ka edhe lideri Arsenal (me diferencë më të mirë prej një goli).

“Është një ekip i mirë, ndërsa me lojtarët që i kanë në fushë dhe në bankën rezervë, kanë gjasa reale për titull”, është shprehur Pulis për BT Sport.

Hera e fundit që Liverpooli e ka fituar titullin e kampionit të Anglisë ka qenë në vitin 1990. /Telegrafi/