Telegrafi

Liverpooli ka gati 40 milionë euro për Donnarumman

Donnarumma (Getty Images)

Liverpooli janë të gatshëm të bëjnë një ofertë fillestare për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Portieri i talentuar italian pritet të largohet nga Milani këtë verë, pasi ka kaluar një sezon të vështirë me tifozët gjatë sezonit të kaluar.

Kjo situatë e tij ka bërë që shumë klube të njohura të vihen pas tij, ku më të interesuarit mendohet të jenë anglezët e Liverpoolit.

Lexo po ashtu Donnarumma, temë diskutimi mes Kloppit dhe Raiolas

Sipas mediumit Corriere dello Sport, Reds do të paraqesin një ofertë për Donnarumman menjëherë pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve të shtunën.

Donnarumma mund të largohet pas ka raporte të tensionuara me tifozët e Milanit (Getty Images)

Ky medium raporton se Liverpool do të ofrojë 40 milionë euro për shërbimet e portierit italian.

Megjithatë, kjo shifër mendohet të jetë e ulët pasi Rossonerët synojnë të përfitojnë 70 milionë euro nga shitja e Donnarummas.

Lexo po ashtu Mirabelli: Nuk ka oferta për Donnarumman, Bacca do të rikthehet

Trajneri i Liverpoolot, Jurgen Klopp u takua me agjentin e italianit, Mino Raiola, javën e kaluar ku është kuptuar se situata e portierit është diskutuar.

Në anën tjetër, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli deklaroi javën e kaluar se Donnarumma do të largohet nëse dikush e vlerëson atë sa duhet. /Telegrafi/