Telegrafi

Liverpooli interesohet për transferimin e Raul Jimenez

Raul Jimenez. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Raul Jimenez është njëri nga sulmuesit më të vlerësuar këtë edicion në Angli.

Sulmuesi meksikan ka bërë një sezon të madh me Wolverhampton Wanderers, duke shënuar 22 gola e duke asistuar në 10 të tjerë në të gjitha garat.

Falë këtyre ndeshjeve fantastike shumë skuadra janë vënë pas tij, përfshirë Real Madrid, Manchester City, Manchester United e Paris Saint Germain.

Por së fundmi garës i është shtuar edhe Liverpooli, që kërkon transferimin e një sulmuesit të dëshmuar.

Raul Jimenez. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

The Reds kanë transferuar në janar japonezin Takumi Minamino, por që lojtari nuk ka pasur ndikimin që donin Liverpooli.

Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë meksikanin Jimenez, pasi me të në ekip mendon se mund të ndërronte edhe skemën e formacionit në ndonjë ndeshje.

Liverpooli synon ta mbyll marrëveshjen me lojtarin fillimisht, që të ketë më të lehtë largimin e tij nga Wolves.

Por një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë duke parë konkurrencën që është për meksikanin.

Megjithatë Wolves për ta lënë të lirë yllin tyre kërkojnë së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/