Shkëlqimi këtë edicion me Barcelonën nuk ka shkuaq dëm, pa i rënë në sy skuadrave të mëdha.
Fjala është për mesfushorin e talentuar spanjoll Pedri, i cili është bërë objektiv i kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit.
Siç ka raportuar mediumi anglez Mirror, trajneri Jurgen Klopp është i mahnitur nga përformanca e Pedrit dhe dëshiron ta transferojë në Anfield.
18-vjeçari në vitin e tij të parë te Barcelona ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të rregullt dhe vlerësohet si njëri nga më të mirët në botë në pozitën e tij.
Kampioni në fuqi i Anglisë do të tentojë gjatë verës transferimin e Pedrit, edhe pse një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë.
Barcelona e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e ri dhe duket e vështirë që të heq dorë nga ai.
Pedri ka zhvilluar këtë edicion 44 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë gjashtë asistime. /Telegrafi/