Telegrafi

Liverpooli ia tregon Realit çmimin e Salahut  

Mohamed Salah (Getty Images)

Liverpooli ka vendosur një çmim që Real Madridi duhet të plotësojë nëse duan të nënshkruajnë në verë me yllin e tyre, Mohamed Salah.

Salah, i cili u bashkua me Liverpoolin vetëm në afatin kalimtar veror nga Roma, ka bërë një ndikim të menjëhershëm në Ligën Premier.

Sulmuesi egjiptian ka shënuar 32 gola në të gjitha garat dhe performancat e tij i kanë vënë skuadrat më të mëdha nga e gjithë bota pas tij.

Lexo po ashtu Totti: Salah, njëri nga më të mirët në botë

Tani duket se ka interesim të madh nga Real Madridi, të cilëve iu ka rënë në sy brenda këtij sezoni dhe pëlqehet mjaft shumë nga drejtuesit.

Salah është njëri nga më të mirët në botë momentalisht (Getty Images)

Por, transferimi i tij nuk do të ishte i lehtë, pasi ylli egjiptian do t’iu kushtonte shumë, pasi Liverpoolit e vlerëson lartë lojtarin.

Shifra që kërkon Liverpooli dhe që përmendet nga mediumi spanjoll El Confidencial është rreth 166 milionë funte apo 187 milionë euro.

Lexo po ashtu PSG njofton Real Madridin: Neymar kushton 400 milionë euro

Megjithatë, Reds ende janë të rezervuar për një largim definitiv pasi largimi i Salah do të ishte shumë vetëm dy muaj pas shitjes së Philippe Coutinhos te Barcelona.

Ndryshe, Reali pritet të bëjë revolucion në skuadër gjatë verës, ku janë lidhur me emra shumë të mëdhenj si Eden Hazard, Neymar, Mauro Icardi dhe Robert Lewandowski. /Telegrafi/