Site icon Telegrafi

Liverpooli ia rrëmben Juventusit talentin Marko Pjaca

Raportohej se Juventusi ishte shumë afër të nënshkruajë me sulmuesin e Dinamo Zagrebit, Marko Pjaca, por duket se gjërat kanë marrë kahje krejtësisht tjetër.

Sipas CalcioMercato, Liverpooli është rifutur furishëm në garën për talentin kroat dhe me këtë rast ka marrë edhe liderishin për të siguruar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Buffoni në pushime, por luan futboll me fëmijë duke i gëzuar ata (Video)

Me të dështuar marrëveshja për Piotr Zielinski, trajneri Jugen Klopp ka urdhëruar drejtuesit e klubit të kthejnë sytë nga Pjaca.

Pjaca ka shënuar 12 gola në sezonin e kaluar dhe kartoni i tij kushton rreth 20 milionë euro, shifër që klubi anglez është i gatshëm ta paguajë. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Gjashtë mbrojtësit që mund të zëvendësojnë Gomezin e lënduar te Liverpooli
Exit mobile version