Dejan Lovren pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi kroat nuk ka pasur hapësira të mëdha edicionin e fundit nën urdhrat e trajnerit Jurgen Klopp.
29-vjeçari ka shprehur gatishmërinë për tu larguar nga Anfield dhe për ta gjetur një skuadër ku do të ketë më shumë hapësira.
Milan dhe Roma janë dy skuadrat e mëdha italiane që kanë shprehur interesim për transferimin e Lovren.
Kampionët e Evropës janë gati ta lënë të lirë mbrojtësin kroat për tu larguar dhe tanimë i kanë vendosur çmimin e largimit.
The Reds duan 25 milionë euro për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin e tyre.
Ish-anëtari i Lyonit dhe Southamptonit ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2021. /Telegrafi/