Telegrafi

Liverpooli ia cakton çmimin Coutinhos

Liverpooli është gati ta shes yllin e skuadrës, Philippe Coutinho, por vetëm për çmimin të cilin e kanë vendosur.  

Ylli brazilian është njoftuar se ka rënë dakord për një marrëveshje personale me ekipin nga Camp Nou, edhe pse Reds janë të vendosur të mbajnë lojtarin e tyre edhe më tutje në skuadër.

Lexo po ashtu Coutinho ka marrëveshje me Barcelonën, tashmë edhe Liverpooli e ka në dorë ofertën e dytë

Megjithatë, me të kuptuar dëshirën e futbollistit për tu larguar në drejtim të Barcelonës, si duket edhe Liverpooli ka lëvizur në atë drejtim.

Sipas gazetës Sport, gjiganti anglez ka vendosur ta lë të lirë Coutinho, por vetëm për çmimin që e kanë caktuar drejtuesit e ekipit nga Anfield.

Nëse Barcelona dëshiron ta transferojë Coutinhon, ata do të duhet të paguajnë plot 133 milionë funte apo 150 milionë euro për shërbimet e tij. /Telegrafi/