Site icon Telegrafi

Liverpooli ia bën një nder Berishës

Lazio janë të gatshëm të shesin Federico Marchettin te Liverpool, në mënyrë që ata të nxisin Etrit Berishën për zgjedhjen e parë për portën laziale.

Sipas lalaziosiamonoi.it, trajneri i ri, Simone Inzaghi dhe presidenti Claudio Lotito i kanë premtuar reprezentuesit shqiptar, Etrit Berishës, se ai mund të jetë portieri i tyre i parë në këtë sezon.

Kjo do të thotë se Marchetti nuk ishte i nevojshëm më, vetëm disa muaj pasi ka vazhduar kontratën e tij deri në qershor të vitit 2018, kjo pasi që Liverpooli ka qenë i lidhur shumë me portierin 33-vjeçar në janar.

Lexo po ashtu ‘Luftë’ presidentësh në Romë, akuza të ndërsjellta nga Pallota e Lotito

Lazio tani shpreson se interesi është ende i gjallë nga skuadra angleze, sidomos pasi Aston Villa nënshkroi me portierin Pierluigi Gollini.

Marchetti ka veshur fanellën e Biancocelesti që nga vera e vitit 2011 dhe nga atëherë ka bërë 132 paraqitje. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

 

Exit mobile version