Liverpooli nuk do të tentojë transferimin e Milot Rashicës gjatë afatit kalimtar veror.
Kampioni në fuqi i Evropës ka hequr dorë nga blerja e kosovarit, pasi nuk janë gati të shpenzojnë 38 milionë euro për të.
Mediat angleze raportojnë se The Reds kanë dyshime se Rashica mund të mos përshtatet me Ligën Premier dhe kjo është arsyeja që kanë hequr dorë nga ai.
Jurgen Klopp ka ndërruar objektiv për repartin e sulmit dhe tani po kërkon transferimin e spanjollit Adama Traore.
Sulmuesi i fuqishëm ka shkëlqyer këtë edicion me Wolves, ku ka realizuar gjashtë gola dhe ka bërë 10 asistime.
Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë Traoren dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.
Megjithatë ish-anëtari i Barcelonës vlerësohet lart nga Wolves që për ta lënë të lirë po kërkojnë 60 milionë euro.
24-vjeçari iu bashkua në vitin 2018 Wolverhamptonit nga Middlesbrough, derisa ka kontratë valide me klubin deri në verën e vitit 2023.
Kujtojmë që për anësorin spanjoll interesim kanë shprehur edhe dy gjigantët e Manchesterit, City e United. /Telegrafi/