Telegrafi

Liverpooli hedh poshtë mundësinë e rikthimit të Fabinhos në Real Madrid

Liverpooli ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit të Fabinhos në Real Madrid.

Liverpool Echo raporton se gjatë qëndrimit të ekipit në Amerikën e Jugut dolën në internet pretendime se kampionët evropian kishin rënë dakord për një marrëveshje me vlerë afër 65 milionë euro me spanjollët.

Sipas raportimeve, The Reds do të përfitonin 65 milionë euro dhe një bonus prej 10 milionë eurove në rast të sukseseve në La Liga dhe Ligë të Kampionëve të Los Blancos.

“Klubi spanjoll do të paguajë 65 milion euro + 10 milion euro dhe paga vjetore e lojtarit do të jetë 7.5 milionë euro”, raportuan mediat braziliane

Por Liverpool Echo shkruan se shkrimet janë të pasakta dhe anglezët nuk e kanë në plan ta largojnë një mesfushor që përfundoi vitin e parë si një lojtar i The Reds, ku fitoi një medalje të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, Fabinho ka qenë i huazuar një sezon te mbretërit, por ka pasur një paraqitje për ekipin e parë gjersa 30 sosh për ekipin rezervë. /Telegrafi/